Rusia tha sot se tre persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me sulmin terrorist muajin e kaluar në një sallë koncertesh në Moskë, transmeton Anadolu.
“Në Moskë, Yekaterinburg dhe Omsk, u arrestuan një shtetas rus dhe dy shtetas të huaj – të gjithë imigrantë nga rajoni i Azisë Qendrore, të përfshirë në sulmin terrorist të kryer më 22 mars 2024 në kompleksin Crocus City Hall”, tha për mediat ruse Qendra e Marrëdhënieve me Publikun e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB).
FSB-ja tha se dy nga të arrestuarit u zbulua se kishin transferuar para për të blerë armë zjarri dhe automjete të përdorura në sulm, bazuar në një kërkim operacional që është kryer.
“I treti ishte i përfshirë drejtpërdrejt në rekrutimin e bashkëpunëtorëve të sulmit terrorist dhe financimin e autorëve të tij”, tha ajo.
Të paktën 144 persona u vranë dhe më shumë se 550 u plagosën kur persona të armatosur hapën zjarr në sallën koncerteve Crocus në qytetin Krasnogorsk në rajonin e Moskës.
Rusia ka akuzuar katër të dyshuar për përfshirje të drejtpërdrejtë në sulm dhe ka arrestuar shtatë të tjerë.