RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK pjesë e “Garës së Luftëtarit më të Mirë të shtetit të Iowa-s”

fsk-pjese-e-“gares-se-luftetarit-me-te-mire-te-shtetit-te-iowa-s”

Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka bërë të ditur se në “Camp Dodge”, po mbahet konkursi për Ushtarin më të mirë të Shtetit të lowas 2024, ku po marrin pjesë edhe ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes një njoftimi nga ambasada, thuhet se ushtarët dhe nënoficerët do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, kështu duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë.

“Konkursi i Luftëtarit më të Mirë të Shtetit të Iowa-s 2024 po zhvillohet këtë fundjavë në Camp Dodge, Iowa. Ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në tokën e Ioëa-s për herë të parë në shtatë vjet. Suksese të gjithë ushtarëve në garë dhe fitoftë më i miri!”

Related posts

10 të vdekur, përfshirë 5 fëmijë, nga zjarri në një ndërtesë banimi në Francë

admin

Rritet në 72,551 numri i viktimave në Gaza që nga tetori 2023

Hevzi

Stuhia dëbores godet Kanadanë, qindra mijëra familje pa energji elektrike

admin