RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Xhamitë në Istanbul të stërmbushura me rastin e Natës së Kadrit

xhamite-ne-istanbul-te-stermbushura-me-rastin-e-nates-se-kadrit

Nëpër xhamitë e Istanbulit mbrëmë u shënua me prani të madhe të besimtarëve Nata e Kadrit, e cila sipas fesë islame llogaritet “më e vlefshme se një mijë muaj”, raporton Anadolu.

Besimtarët kanë mbushur xhamitë si Ayasofya, Sultanahmet, Suleymaniye, Fatih, Çamlıca dhe Taksim, si dhe xhamitë e tjera të metropolit që nga namazi i akshamit.

Në Xhaminë e Madhe Ayasofya po ashtu u organizua program me rastin e Natës së Kadrit.

Me rastin e Natës së Kadrit, besimtarët kishin rastin të dëgjonin bukurlexime nga Kurani Famëlartë, ndërsa po ashtu u bënë lutje.

Related posts

Kosovë/ LDK thërret Kuvendin e partisë, kryetari Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesim

admin

Lajmet e fundit nga Pa’lestina

Muhamet Ramadani

Kryeministrja e Bangladeshit ikën prej shtetit mes protestave vdekjeprurëse, ushtria merr pushtetin

admin