RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Danimarkë, 28 restorante hoqën Coca-Cola-n nga menutë për të bojkotuar Izraelin

danimarke,-28-restorante-hoqen-coca-cola-n-nga-menute-per-te-bojkotuar-izraelin

Në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, 28 restorante ndaluan shitjen e produkteve të Coca Cola-s për shkak të sulmeve të Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror danez TV2, 28 pronarë restorantesh në Kopenhagë filluan një bojkot duke hequr produktet e Coca Cola-s nga menuja për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza.

Pronari i restorantit, Ferdi Akbulut, i cili mori pjesë në bojkot, tha në deklaratën e tij se ata e morën një vendim të tillë për të treguar mbështetjen e tyre për palestinezët.

Ai tha se edhe klientët e mbështesin vendimin. “Njerëzit mbështesin bojkotin tonë ndaj Coca Cola-s dhe japin reagime shumë pozitive”, theksoi Akbulut.

Në Instagram u hap një llogari me emrin “Spispalestine” për të bojkotuar Coca Cola-n, një nga produktet amerikane që mbështet Izraelin.

Në profil shkruhej: “Mos bli gjakun e vëllait tënd. Bojkoto Coca Cola-n”.

Related posts

Blinken rreth dialogut Kosovë-Serbi: Shtegu drejt një të ardhmeje më të mirë

admin

Rezistenca pa’lestineze raporton për’leshje të ashpra në qytetin e Ga’zës

rezart morina

Olena Kurilo, fotografia e së cilës u bë simbol i luftës Rusi-Ukrainë, kthehet në shtëpi në Kharkiv

rezart morina