RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pahor dëshiron të zëvendësojë Lajçakun në dialogun Kosovë-Serbi

pahor-deshiron-te-zevendesoje-lajcakun-ne-dialogun-kosove-serbi

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka konfirmuar për agjencinë sllovene të lajmeve STA se është i interesuar për pozicionin e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, në të cilin ai do të pasonte Mirosllav Lajçakun, mandati i të cilit përfundon në gusht.

Gazeta sllovene “Delo” raportoi pardje se ish-presidenti i Sllovenisë mund të jetë i dërguari i ri i BE-së për dialog dhe Pahor e konfirmoi këtë dje për STA duke thënë se është i interesuar ta zëvendësojë Lajçakun.

Paraprakisht, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka deklaruar se e mbështet pa kushte Pahorin në kandidaturën e tij për postin e Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog. Mbështetje për këtë detyrë, Pahorit i ka dhënë edhe ministrja e Jashtme, Tanja Fajon.

Pahor është i njohur për avokimin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, por edhe për faktin se insistoi në përmbushjen e marrëveshjeve të Brukselit dhe formimin e asociacionit.

Nga 2012 deri 2022 ishte president i Sllovenisë, e së fundmi me ish-shefen e tij të kabinetit Alja Brglez themeloi Institutin e Miqve të Ballkanit Perëndimor (FOVB).

Related posts

Rritet në 70.369 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Muhamet Ramadani

Vrau me armë zjarri nxënësit dhe mësuesen në shkollën e tij, zbardhet shkaku i vdekjes së vetë autorit 14-vjeçar! Detaje nga ekspertiza e trupit

admin

Presidenti francez: Paqja dhe ribalancimi ekonomik në agjendë gjatë udhëtimit në Kinë

RTI