RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët hebrenj dogjën shtëpi dhe automjete të palestinezëve në Bregun Perëndimor

kolonet-hebrenj-dogjen-shtepi-dhe-automjete-te-palestinezeve-ne-bregun-perendimor

Kolonët hebrenj dogjën shtëpi dhe automjete të palestinezëve në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Kryetari i Këshillit Lokal të fshatit Lubben al-Sharqiyya në qytetin e Nablusit të Bregut Perëndimor, Yakub Uveys deklaroi për Anadolu se kolonët fanatikë hebrenj sulmuan fshatin.

“Kolonët fanatikë hebrenj hynë në fshat gjatë natës dhe i vunë zjarrin një shtëpie dhe një automjeti palestinez. Sulmuesit shkruan parulla hebraike në shtëpitë palestineze”, tha Uveys.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës ka patur rritje të bastisjeve dhe sulmeve nga ushtarët izraelitë dhe kolonët hebrenj kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Që nga 7 tetori 2023, të paktën 460 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Atentati në Prishtinë/ Autorët të maskuar, qëlluan me plumb në kokë një person dhe…

admin

Vdes një person në një aksident komunikacioni në autostradën “Arbër Xhaferi”

admin

Këto janë zhvillimet kryesore gjatë natës në Pa’lestinë

admin