Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në mes dy veturave në fshatin Krushevë e Vogël në komunën e Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 11:50 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Vogël komuna e Klinës. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime”, tha Rugova.
Ai shtoi se njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK”, ka deklaruar ai