RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia ukrainase diplomon në Kosovë për heqjen e minave

policia-ukrainase-diplomon-ne-kosove-per-heqjen-e-minave

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave kanë diplomuar në një iniciativë të përbashkët me Komandën Evropiane të SHBA-së dhe FSK-së.

Hovenieri, me anë një postimi në rrjetin e tij social në X, ka shkruar se ata kanë diplomuar për heqjen e minave.

“Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një iniciativë e përbashkët trajnimi e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera”, shkroi Hovenier.

“Krenar që e dëshmojmë këtë përpjekje për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar me partnerët tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”

Related posts

Anija shpuese turke “Abdulhamid Han” nesër do të fillojë operacionet në Detin e Zi

Muhamet Ramadani

Hetimi i NYT, flet studentja nga Kosova: Na u premtua ëndrra amerikane, por përfunduam në punë të rënda

admin

Të nxehtit përvëlues po i vjen fundi/ Ekspertët parashikojnë datën e përfundimit dhe stuhitë që mund të pasojnë

admin