RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia dërgon trajnues ushtarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në Niger

rusia-dergon-trajnues-ushtarake-dhe-sisteme-te-mbrojtjes-ajrore-ne-niger

Rusia dërgon në Niger trajnues ushtarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, transmeton Anadolu.

Në lajmin e televizionit shtetëror të Nigerit, thuhet se në vend kanë mbërritur trajnues ushtarakë, personeli dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të dërguara nga Rusia.

Duke folur për televizionin shtetëror, një instruktor tha se ata erdhën në Niger për të përmirësuar bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve dhe për të trajnuar ushtrinë.

Menjëherë pas grushtit të shtetit ushtarak në korrik 2023, Nigeri ndërpreu marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak me Francën dhe dëboi ambasadorin e Francës në kryeqytetin Niamey, Sylvain Itte.

Administrata e Nigerit ndërpreu marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak edhe me SHBA-në.

Related posts

Hyn në fuqi Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Irfan Jahiu

BE e gatshme të mbështesë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Sudan

Muhamet Ramadani

Kryqi i Kuq merr mbetjet mortore të një pengu izraelit nga Gaza

RTI