RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Asambleja Parlamentare e KiE-së voton pro anëtarësimit të Kosovës

asambleja-parlamentare-e-kie-se-voton-pro-anetaresimit-te-kosoves

Asambleja e Këshillit të Evropës e ka miratuar me 131 vota për, raportin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, raporton teve1.info

Në asamblenë e KiE-së e cila përfundoi tani, kundër votuan 29 anëtarë të Asamblesë dhe 11 abstenuan.

Për rreth 3 orë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është diskutuar lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.

Raporti i votuar sot u përpilua nga deputetja greke, Dora Bakoyannis, dhe drafti i këtij raporti ishte miratuar në mars nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Related posts

Rryma për veriun: S’ka kompensim për milionat e shpenzuara deri më 2012

admin

Blinken: Kosova dhe Serbia të rrisin koordinimin dhe transparencën me aleatët ndërkombëtarë, t’i zbatojnë marrëveshjet

admin

Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet të kenë rritje më të lartë ekonomike se viti paraprak në rajon

admin