RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë kundër gjashtë personave për përdorim të substancave narkotike dhe armëve

aktakuze-kunder-gjashte-personave-per-perdorim-te-substancave-narkotike-dhe-armeve

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë (6) të pandehurve me inicialet L.T, O.V, I.M, M.H, SH.D dhe F.K. për rastin e njohur “Reflektori”, raporton teve1.info

Sipas komunikatës për medie të prokurorisë, të pandehurit L.T, O.V dhe I.M së bashku me të pandehurin M.I. i cili gjendet në arrati, duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së.

“Të pandehurit M.H, SH.D dhe F.K akuzohen se kanë kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 lidhur me nenin 33 të KPRK-së. Ndërkaq, të pandehurit L.T dhe O.V akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Maqedoni e Veriut, mbahet Akademi solemne me rastin e 114-vjetorit të Kongresit të Manastirit

admin

Ukraina pritet të jetë në fokus të takimeve të Blinkenit me zyrtarë të lartë në Londër

admin

“Putini mund të nisë luftën me Perëndimin brenda dy viteve të ardhshme”/ Publikohen dokumentet sekrete të inteligjencës gjermane: Zyrtarët e NATO-s, të shqetësuar për…

admin