RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi: Nuk do t’i dorëzojmë të burgosurit izraelitë pa ujdi të vërtetë

hamasi:-nuk-do-t’i-dorezojme-te-burgosurit-izraelite-pa-ujdi-te-vertete

“Nëse okupatori dëshiron të dijë fatin e të burgosurve të tij dhe t’i kthejë të mbijetuar, ata duhet të jenë seriozë në negociata”, tha Zaher Jabarin, anëtar i byrosë politike të lëvizjes Hamas.

Jabarin deklaroi në profilin Telegram të Hamasit se Bregu Perëndimor dhe Al-Kudsi (Jerusalemi) i pushtuar janë në qendër të operacionit “Përmbytja Aksa” dhe u bëri thirrje forcave të rezistencës në Bregun Perëndimor të pushtuar të godasin foletë e pushtuesit mizorë, kudo dhe kurdo që të munden.
Jabarin theksoi se Hamasi ua ka përcjellë përgjigjen e tij ndërmjetësuesve dhe se “të burgosurit nuk do t’u dorëzohen kurrë pushtuesve pa një marrëveshje të vërtetë”.

“Nëse okupatori dëshiron të dijë fatin e të burgosurve të tij dhe t’i kthejë të mbijetuar, ata duhet të jenë serioz në negociata,” tha Jabarin, duke shtuar se ata duhet të qëndrojnë larg lojërave dhe kalkulimeve politike të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, të cilët janë duke penguar negociatat.

Lëvizja Hamas njoftoi të shtunën se ia kishte dërguar përgjigjen e tyre Egjiptit dhe Katarit, të cilët shërbyen si ndërmjetës, në lidhje me ofertën e armëpushimit me Izraelin.

Zyra e Kryeministrit izraelit gjithashtu lëshoi ​​një deklaratë se përgjigjja e Hamasit ishte përgjithësisht negative.

Related posts

BE paralajmëron Hungarinë mbi lehtësimin e vizave për shtetasit rus: Po kërcënohet siguria

admin

Shtatori kthen në tavolinën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë

rezart morina

Rosstat: Më shumë se 400 000 rusë emigruan në gjashtë muajt e parë të 2022

admin