RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: SHBA fiton nga mbështetja financiare që siguron për Ukrainën

rusia:-shba-fiton-nga-mbeshtetja-financiare-qe-siguron-per-ukrainen

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se SHBA-ja po fiton nga mbështetja financiare që siguron për Ukrainën dhe se Ukraina po zhytet në borxhe, pasi “kjo është politika koloniale që SHBA-ja dëshiron”, transmeton Anadolu.

Duke folur për gazetarët në kryeqytetin Moskë, Peskov vlerësoi mbështetjen financiare të SHBA-së ndaj Ukrainës. Ai tha se SHBA-ja po fiton nga mbështetja financiare që siguron për Ukrainën, Peskov shtoi më tej se :

“Për shkak të mosmarrëveshjeve në politikën e saj të brendshme, Washingtoni po kërkon mënyra të ndryshme për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës. Në çdo rast, çdo mbështetje në të vërtetë përfshin inkurajimin në konflikte deri në ukrainasin e fundit dhe sigurimin e fitores për SHBA-në. Amerikanët nuk e harrojnë veten e tyre. Çdo mbështetje, para së gjithash siguron që një pjesë shumë e konsiderueshme e parave të ndara të mbeten në fushën e industrisë ushtarake amerikane. Më pas kjo shndërrohet në taksa për shtetin. Ukraina po zhytet në borxhe. Kjo është politika koloniale që SHBA dëshiron”, tha Peskov.

Ai theksoi se mbështetja financiare e siguruar nga SHBA-ja për Ukrainën nuk e ndryshon situatën në front. Ai po ashtu mbrojti idenë se kjo situatë nuk është e përshtatshme për Ukrainën.

Related posts

Shkollat paditin mediat sociale për dëmet e fëmijëve

admin

Komandanti në ardhje turk i KFOR-it, takon Lajçakun

rezart morina

Ambasada e ShBA-së: Gjetja e përgjigjeve për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet

admin