RTV AHIRETI
Shëndetësi

Konsumimi i rregullt i këtyre ushqimeve ul nivelin e kolesterolit

konsumimi-i-rregullt-i-ketyre-ushqimeve-ul-nivelin-e-kolesterolit

Nivelet e ngritura të kolesterolit ndikojnë në shëndetin e zemrës dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Shumë faktorë mund të ndikojnë në nivelin e kolesterolit, duke përfshirë dietën. Përfshirja e ushqimeve të shëndetshme në vaktet tuaja të përditshme mund të luajë një rol kyç në uljen e kolesterolit të keq LDL dhe rritjen e kolesterolit të mirë HDL, duke promovuar shëndetin e zemrës.

Ja cilat janë ushqimet që duhen konsumuar rregullisht për të ndikuar në nivelin e kolesterolit.

Bishtajoret

Bishtajoret, si thjerrëzat dhe qiqrat, luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit. Ato përmbajnë fibra të tretshme që menaxhojnë kolesterolin duke u lidhur me grimcat e kolesterolit në sistemin tretës dhe duke i larguar ato nga trupi para se të fillojnë të qarkullojnë në gjak, thotë dietologia Lauren Manaker.

Kërpudhat

Kërpudhat përmbajnë një përzierje të përbërësve të fuqishëm si beta-glukani dhe kitina që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, ndërsa potencialisht rrisin kolesterolin e mirë. Sipas një meta-analize të publikuar në American Journal of Medicine, pas vlerësimit të shtatë studimeve të ardhshme, rezultatet treguan se konsumi i kërpudhave mund të ketë efekte të dobishme në nivelet e kolesterolit HDL dhe LDL, raporton Eat This, Not That.

Hudhrat

“Studimet kanë treguar se hudhra mund të ulë në mënyrë modeste nivelet e kolesterolit, gjë që mund të jetë veçanërisht e dobishme për ata që duan të ndikojnë në shëndetin e zemrës”, thekson Manaker. Përbërësit aktivë në hudhër, si alicina, mendohet se janë përgjegjës për këto efekte, duke ofruar një ilaç natyral për individët që kërkojnë të ruajnë nivelet normale të kolesterolit dhe shëndetin e zemrës.

Arrat makadamia

Arrat Macadamia njihen për aromën e tyre të pasur me gjalpë si dhe rolin e tyre në promovimin e shëndetit të zemrës. Këto arra janë plot me yndyrna të pangopura, të ngjashme me ato që gjenden në vajin e ullirit, të cilat njihen për efektet e tyre në uljen e kolesterolit. Ato janë një burim i mirë i antioksidantëve, fibrave dietike dhe fitosteroleve, të cilat të gjitha kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm të zemrës.

Tërshëra

Tërshëra është e pasur me beta-glukan, një agjent i fuqishëm për uljen e kolesterolit që gjendet edhe te kërpudhat. “Beta-glukani formon një substancë të ngjashme me xhel në zorrët, duke u lidhur me acidet biliare të pasura me kolesterol dhe duke parandaluar thithjen e tyre në qarkullimin e gjakut”, shpjegon Manaker.

Peshku i yndyrshëm

Konsumimi i rregullt i peshkut të yndyrshëm është gjithashtu në listën e ushqimeve që ndikojnë në uljen e kolesterolit.

Elbi

Elbi është një burim i mirë i fibrave dietike, vitaminave dhe mineraleve, veçanërisht i dobishëm për shëndetin e zemrës, tretjen dhe mbajtjen e një diete të ekuilibruar. “Beta-glukani tek elbi është një lloj fibre e tretshme që synon kolesterolin e keq”, shpjegon dietologia Lori McCall, shkruan Index.hr.

Boronica

Boronicat njihen si një frut që ul nivelin e kolesterolit falë përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme dhe antioksidantëve. Fibrat e tretshme në boronica ndihmojnë në uljen e sasisë së kolesterolit LDL në qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, antioksidantët në boronica, të tilla si anthocyanina, parandalojnë oksidimin e kolesterolit dhe akumulimin në muret e arterieve, raporton Eat This, Not That.

Related posts

Sa të stresuar jeni? Testi i psikologut japonez zbulon nëse i keni të nevojshme disa pushime

admin

Testi 30 sekondësh që tregon se sa e shëndetshme është zemra juaj

admin

Lëngu i boronicës nxit trurin te të moshuarit

rezart morina