RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

MEPJ: Qytetarët të shmangin udhëtimet në zonat e përfshira në konflikte

mepj:-qytetaret-te-shmangin-udhetimet-ne-zonat-e-perfshira-ne-konflikte

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë njoftoi sot qytetarët që të shmangin udhëtimet në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore.

MEPJ bën të ditur se ky njoftim bëhet në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Republikës së Shqipërisë.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Republikës së Shqipërisë, udhëzon shmangien e udhëtimeve në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore”, thuhet në reagim.

MEPJ gjithashtu vë në dispozicion të qytetarëve edhe kontakte të nevojshme të Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë.

Related posts

Austri: Deputetët e të djathtës ekstreme lëshojnë sallën ku mbante fjalim Zelensky

admin

Sulm në një xhami në Gaza, të paktën 5 të vdekur

Muhamet Ramadani

Izraeli rihap pikën kufitare të Rafahut në Gaza në kuadër të një “operacioni pilot” pas 2 vitesh mbylljeje

Muhamet Ramadani