RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: Serbia ishte e vendosur për të shfarosur këdo që ishte shqiptar

konjufca:-serbia-ishte-e-vendosur-per-te-shfarosur-kedo-qe-ishte-shqiptar

Kryeparlamentari, Glauk Konfuca ka bërë homazhe në Hallaq të Vogël dhe në Rufc të Ri të Lipjanit, prej ku ka thënë se lufta ishte e pabarabartë, me Serbinë të vendosur për të shfarosur këdo që ishte shqiptar.

Më tej, Konjufca ka thënë se të rënët atje, e kemi për detyrë të mos i harrojmë dhe të bëjmë gjithçka për të vendosur drejtësi.

Ai është shprehur po ashtu se e kemi borxh ndaj tyre që të punojmë për zhvillim e përparim.

“Gjatë muajit prill të 1999-ës masakrat e forcave pushtuese të Serbisë ndaj civilëve të pambrojtur shqiptarë, po shtoheshin gjithnjë e më shumë, po bëheshin gjithnjë e më makabre, brenda fushatës kriminale të gjenocidit ndaj popullit tonë. Lufta ishte e pabarabartë, me Serbinë gjenocidale të vendosur për të shfarosur këdo që ishte shqiptar, edhe pse ata ishin të paarmatosur, me të vetmen ëndërr për të jetuar të lirë e të pavarur në atdheun e vet”, ka shkruar ai në Facebook.

Related posts

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Autorët e këtyre krimeve duhet të sillen menjëherë para drejtësisë

admin

Sulm me bombë në një treg në Siri, raportohet për 7 persona të vrarë dhe disa të plagosur

admin

Hungaria po bllokon 6.5 miliardë euro ndihmë/ Ministrat e Mbrojtjes së BE-së diskutojnë për mbështetjen e mëtejshme ushtarake për Ukrainën

admin