RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miraton miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin

dhoma-e-perfaqesuesve-e-shba-miraton-miliarda-dollare-ndihme-ushtarake-per-izraelin

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për t’i dhënë Izraelit 26 miliardë dollarë ndihmë urgjente, duke përfshirë gati 14 miliardë dollarë ndihmë ushtarake të pakushtëzuar.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se miratimi i miliarda dollarëve në ndihmë të re ushtarake tregoi mbështetje të fortë për Izraelin dhe “mbron qytetërimin perëndimor”.

Në një postim në X, ai tha: “Kongresi i SHBA-së sapo miratoi me shumicë dërrmuese një projekt-ligj ndihme shumë të vlerësuar që demonstron mbështetje të fortë dypartiake për Izraelin dhe mbron qytetërimin perëndimor. Faleminderit miq, faleminderit Amerikë!”

Related posts

Egjipt, 14 të vd’ekur dhe disa të pla’gosur nga shembja e një pallati

rezart morina

VOA: Fati i propozimit për armëpushim varet nga Kryeministri Netanyahu dhe udhëheqësi i Hamasit në Gazë

admin

Polonia investon 2,5 miliardë dollarë për ta forcuar kufirin me Rusinë

rezart morina