RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Stamboll protesta kundër presidentit gjerman Steinmeier – VIDEO

ne-stamboll-protesta-kunder-presidentit-gjerman-steinmeier-–-video

Gjatë vizitës së presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier në Stamboll janë mbajtur protesta kundër tij për shkak të mbështetjes që Gjermania i jep Izraelit, raporton Anadolu.

Steinmeier së bashku me kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Stamboll, Ekrem İmamoğlu vizituan stacionin e trenit Sirkeci, prej ku punëtorët e parë turq u dërguan në Gjermani në vitin 1961, ndërsa këtu një grup protestoi kundër presidentit gjerman.

Grupi i cili protestoi për shkak të mbështetjes që Gjermania i jep Izraelit, brohoritën slogane “Gjermani vrasëse, largohu nga Turqia” dhe “Gjermania vrasëse fajtor i gjenocidit”.

Ndalesa e parë e presidentit gjerman Steinmeier në vizitën e tij tre-ditore në Turqi ishte Istanbuli.

Presidenti gjerman u prit në aeroportin Stamboll nga prefekti i Stamboll, Davut Gül, ambasadori gjerman në Ankara, Jürgen Schulz, ambasadori i Turqisë në Berlin, Ahmet Başar Şen dhe zyrtarë të tjerë.

Në këtë vizitë të parë në Turqi me rastin e 100-vjetorit të fillimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Steinmeier do të vizitojë qytetet Stamboll, Gaziantep dhe Ankara.

Related posts

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Evropianët duhet të garantojnë sigurinë e tyre

admin

Trump: Kuba është “shumë ndryshe” nga Venezuela, “nuk ka naftë”

RTI

Sulmet izraelite në Rafah, mbyllen disa qendra mjekësore të cilat i kishin shërbyer më shumë se 1 milion palestinezëve

admin