Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait (DXB) njoftoi se kanë rifilluar fluturimet e pezulluara për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, transmeton Anadolu.
DXB ka bërë një deklaratë në lidhje me reshjet e shiut në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), të cilat deklarohen të jenë reshjet më të mëdha në 75 vitet e fundit.
Në deklaratën, e cila përfshinte prononcimin e drejtorit ekzekutiv të DXB, Paul Griffiths, thuhet se aeroporti dhe zonat përreth u pastruan plotësisht nga akumulimi i ujit dhe të gjitha objektet, fuqia punëtore dhe shërbimet logjistike filluan të funksionojnë normalisht dhe me kapacitet të plotë.
Programi i fluturimeve është kthyer në rrjedhën normale më shpejt se sa ishte parashikuar më parë dhe realizohen 1.400 fluturime në ditë.
EBA njoftoi se sasia më e madhe e reshjeve të shiut në 75 vjet u regjistrua për shkak të një stuhie të rrallë më 16 prill. Kjo situatë bëri që në shumë qytete të vendit të mbyllen aeroportet dhe të pezullohen fluturimet.
The post Rifillon punën aeroporti i Dubait pas reshjeve të dendura të shiut first appeared on Radio Televizioni Iliria.