RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedoni e Veriut, komisioni zgjedhor miraton rezultatet preliminare të zgjedhjeve

maqedoni-e-veriut,-komisioni-zgjedhor-miraton-rezultatet-preliminare-te-zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i Maqedonisë së Veriut në seancën e 98-të ka miratuar rezultatet fillestare zyrtare të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën dje, raporton Anadolu.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se këto rezultate u referohen procesverbaleve origjinale për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Ai theksoi se nga 1.814.317 votues të regjistruar, sipas listës zgjedhore, kanë votuar 905.971 qytetarë, përkatësisht 49,93 për qind, duke shtuar se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme është 24.562.

“Sipas rezultateve të llogaritura dhe të përcaktuara nga votimi i zhvilluar më 24.04.2024, KSHZ ka konstatuar se numri i përgjithshëm i votave që ka marrë secila listë e kandidatëve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut është: Stevo Pendarovski 180.500 vota ose 19,92 për qind nga numri i përgjithshëm; Gordana Siljanovska Davkova 363.086 vota ose 40,08 për qind të votave; Stevço Jakimovski 8.121 ose 0,9 për qind të votave; Bujar Osmani 121.088 apo 13,37 për qind të votave; Biljana Vankovska Cvetkovska 41.331 vota ose 4,56 për qind nga numri i përgjithshëm i votave; Arben Taravari 83.393 ose 9,2 për qind dhe Maksim Dimitrievski 83.856 ose 9,26 për qind”, tha Dashtevski.

Me këtë, presidenti i shtatë i Maqedonisë së Veriut do të zgjidhet në raundin e dytë të zgjedhjeve, pasi asnjë kandidat nuk ka arritur të fitojë më shumë se 50 për qind të votave nga të gjithë votuesit e regjistruar.

Në raundin e dytë, i paraparë të mbahet më 8 maj bashkë me zgjedhjet parlamentare, do të përballen kandidatët Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Dashtevski theksoi se në tre vendvotime ka pasur ndërprerje të votimit për më shumë se 3 orë, me çka KSHZ ka marrë vendim për anulimin e votimit në këto vendvotime.

Por, siç shpjegoi ai, duke qenë se numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në këto qendra votimi nuk ka ndikim në rezultatet totale, votimi nuk do të përsëritet.

“Parashtruesit e listave të kandidatëve kanë të drejtë të paraqesin ankesa në KSHZ për procedurën e votimit në afat prej 48 orëve pas përfundimit të votimit dhe ankesa për procedurën e përmbledhjes dhe përcaktimit të rezultateve brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve fillestare”, tha Dashtevski.

Ai ka sqaruar se KSHZ-ja është e obliguar që në afat prej 72 orëve pas pranimit të ankesave të sjellë vendim, kundër të cilit parashtruesi i ankesës mund të paraqesë padi në Gjykatën Administrative.

Related posts

SHBA-ja njofton dërgimin e një nëndetëseje në Lindjen e Mesme

RTI

Brigada e Kudsit: Izraeli dështoi në Jenin

rezart morina

Presidenti Biden u drejtohet udhëheqësve të vendeve të NATO-s, thekson mbështetjen e hekurt për aleancën

rezart morina