RTV AHIRETI
Lajme

Rritet në 34.356 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-34.356-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Është rritur në 34.356 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite vazhdon prej 203 ditësh në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 51 palestinezë ndërsa 75 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë prej 203 ditësh kundër Rripit të Gazës, numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 34.356 ndërsa i të plagosurve në 77.368.

Më tej theksohet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

The post Rritet në 34.356 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

BIK: Avioni i paraparë për t’i marrë besimtarët në Prishtinë për në haxh pësoi defekt teknik

admin

Kush do të komandojë mbrojtjen? Reagimi i NATO-s ndaj planeve të BE-së dhe problemit me Turqinë dhe Qipron

admin

Ukraina: Furnizimi i Kievit me avionë luftarakë modern do të ishte “investimi i dekadës” në sigurinë e Evropës

rezart morina