RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Scholz thekson rëndësinë e themelimit të Asociacionit në kuadër të aplikimit të Kosovës në KiE

scholz-thekson-rendesine-e-themelimit-te-asociacionit-ne-kuader-te-aplikimit-te-kosoves-ne-kie

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj bisede Scholz theksoi mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin evropian të Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Derisa thuhet se kancelari gjerman ka nënvizuar rëndësinë e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Kancelari theksoi mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin evropian të Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Kancelari përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit. Ai nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga autoritetet e Kosovës, edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kancelari Federal dhe kryeministri i Kosovës ranë dakord të vazhdojnë shkëmbimin e tyre të hapur dhe të orientuar drejt rezultateve dhe të mbeten në kontakt”, thuhet në komunikatë

Related posts

Zelenskyy: SHBA-ja dhe Ukraina filluan prodhimin e përbashkët të dronëve interceptues

Muhamet Ramadani

Izraeli kërkon evakuim në jug të lumit Zahrani për shkak të sulmeve në Liban

Irfan Jahiu

“Momenti që Britania të zgjedhë të ardhmen e saj”- Rishi Sunak konfirmon zgjedhjet e përgjithshme më 4 korrik: I kam kërkuar Mbretit shpërndarjen e parlamentit!

admin