RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Brenda një jave, mbi 4.300 hebrenj fanatikë bastisën xhaminë Al-Aksa

brenda-nje-jave,-mbi-4.300-hebrenj-fanatike-bastisen-xhamine-al-aksa

Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit njoftoi se ka pasur rritje të konsiderueshme të numrit të hebrenjve fanatikë që bastisën xhaminë Al-Aksa në Kudsin e pushtuar Lindor gjatë Pashkës këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të administratës jepen informacione për bastisjet në Al-Aksa gjatë festës së Pashkës hebraike, e cila filloi më 22 prill dhe zgjati për një javë.

“Pas hetimeve u zbulua se numri i hebrenjve fanatikë që bastisën Mesxhid al-Aksën ishte më i larti këtë vit krahasuar me vitet e mëparshme”, thuhet në deklaratë.

Thuhet se 71 hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite bastisën Al-Aksën mëngjesin e sotëm.

Sipas shifrave zyrtare, ndërsa 3.670 hebrenj fanatikë bastisën Al-Aksën gjatë Pashkës vitin e kaluar, ky numër u rrit në 4.345 këtë vit. Gjatë Pashkës, 1.679 hebrenj fanatikë bastisën Al-Aksën brenda një dite më 25 prill.

Derisa numri i njerëzve që bastisin Al-Aksën varion midis 100 dhe 200 në ditët normale, ky numër dyfishohet gjatë festave hebraike. Bastisjet e tilla ndaj Haram Al-Sharifit nga hebrenjtë fanatikë shkaktojnë përshkallëzim të tensioneve në rajon.

Related posts

Tre persona arrestohen për sulm dhe marrje me forcë të dy viktimave

RTI

Izraeli nis “valë të gjerë” sulmesh ajrore ndaj Iranit

RTI

Edhe dy ushtarëve hungarezë të KFOR-it që ishin sulmuar nga serbët në Zveçan, i amputohen këmbët

Muhamet Ramadani