Anëtari i Byrosë politike të lëvizjes Hamas, Osama al-Hamdan paralajmëroi se do t’u japin fund negociatave për shkëmbimin e pengjeve nëse Izraeli kryen sulm tokësor në rajonin Rafah në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Al-Hamdan dha një deklaratë për Al Manar TV i cili njihet për afërsinë me Lëvizjen Hezbollah.
Ai theksoi se negociatat për shkëmbimin e pengjeve të cilat vazhdojnë aktualisht do të marrin fund menjëherë nëse forcat izraelite fillojnë sulm tokësor në Rafah në jug të Rripit të Gazës. Al-Hamdan tha se fronti i rezistencës në Gaza (Hamasi) nuk mund të zhvillojë negociata duke qenë nën zjarr.
Al-Hamdan tha se qëndrimi i tyre ndaj propozimeve për negociata me Izraelin është “negativ”.
The post Hamasi: Nëse Izraeli sulmon qytetin Rafah, ndërpresim negociatat first appeared on Radio Televizioni Iliria.