RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

ATK: 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

atk:-356.5-milione-euro-te-hyra-vetem-per-periudhen-janar-prill-2024

“Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5 mil euro, apo 38.9 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo shprehur në përqindje 12.3 %. Ndërsa në raport me planin kemi tejkalim të planit për 7.9 milionë euro apo 2.3%”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas tyre, përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit të paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe duke ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj tatimpaguesve mospërmbushës.

Reformat e realizuara vitet e fundit, ofrimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave.

ATK iu ka bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i gjobave dhe ndëshkimeve të parapara me ligj.

Related posts

Scholz: Nuk është e sigurt nëse do të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në në Bruksel

admin

Biden i thotë Netanyahu-t se SHBA-ja “nuk do të përfshihet” në operacione sulmuese kundër Iranit

admin6

U vra nga bashkëshorti, gruaja varroset në Pejë (FOTO)

admin