RTV AHIRETI
Lajme

Zv.ministri Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionuese ndaj Kosovës mund të largohen

zv.ministri-ahmeti:-ka-sinjale-qe-masat-sanksionuese-ndaj-kosoves-mund-te-largohen

Bashkimi Evropian ende vazhdon t’i mbajë masat sanksionuese ndaj Kosovës.

Megjithëse, sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka sinjale që masat mund të largohen.

“Ne po presim, sepse të gjitha çka kanë qenë në anën dorën tonë për t’u bërë, janë bërë tashmë. Ne kemi organizuar votimin në komunat veriore në mënyrë që të thirren zgjedhjet. Kosova duhet të mos këtë masa nga Bashkimi Evropian, pasi masa të tilla ndëshkuese duhet t’i vendosen një vendi agresor siç është Serbia”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndryshe, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar të enjten se mbajtja e votimeve në komunat në veri të Kosovës ishte një prej disa kushteve, por vendimi për heqjen e masave kërkon një konsensus të gjerë në BE.

The post Zv.ministri Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionuese ndaj Kosovës mund të largohen first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të shpallë urdhër për masa shtesë ndaj Izraelit në rastin e gjenocidit

admin6

Pjesë të Kroacisë dhe Bosnjës janë goditur nga përmbytjet

rezart morina

Kërcënohet stabiliteti/ SHBA dhe Gjermania, 300 trupa shtesë ushtarake në Kosovë

admin