RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja: Mbi 10.000 gra të vrara në Gaza

okb-ja:-mbi-10.000-gra-te-vrara-ne-gaza

Më shumë se 10.000 gra janë vrarë në sulmin pandërprerë izraelit në Rripin e rrethuar të Gazës, tha të premten agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Në një deklaratë, agjencia shprehet se “Lufta në Gaza vazhdon të jetë një luftë kundër grave”.

“Mbi 10.000 gra janë vrarë dhe 19.000 janë plagosur”, u theksua në deklaratë.

Agjencia shtoi gjithashtu se 37 fëmijë palestinezë humbasin nënën e tyre çdo ditë.

Ndërkaq u nënvizua edhe situata e rëndë përsa u përket kushteve, duke vënë në dukje se mbi 155.000 gra shtatzëna ose gjidhënëse janë përballur me akses të kufizuar në ujë dhe sende sanitare.

Izraeli për më shumë se gjysmë viti ka zhvilluar një luftë në Gaza që ka rezultuar me vdekjen e më shumë se 34.600 palestinezëve, ndërsa 77.800 të tjera janë plagosur. Shumica dërrmuese e të vdekurve kanë qenë gra dhe fëmijë.

Related posts

SHBA-ja kërkon zbatim të marrëveshjes Kosovë-Serbi, ofron garanci për mosndyshim të kufijve

admin

Pakistan, 9 të vdekur dhe qindra të plagosur në protestat pas arrestimit të ish-kryeministrit Khan

admin

E mitura u shtyp për vdekje nga burrat që nxituan të hipnin në gomone, rrëfimi i trishtë i të atit: Nuk mund ta mbroja dhe s’ia fal vetes, por deti ishte e vetmja zgjedhje që kisha

admin