RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Reshjet e shiut, Policia del me apel për shoferët

reshjet-e-shiut,-policia-del-me-apel-per-shoferet

Bazuar në ndryshimin e kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët.

Përmes një postimi në Facebook, Policia ka apeluar për përshtatje të shpejtësisë, mbajtje të distancës dhe ngadalësim në rrugë të mbuluara me ujë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet në postimin e tyre në Facebook./

Related posts

Ushtria izraelite arrestoi 44 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin e pushtuar

admin

Biden mund të vizitojë vitin e ardhshëm Nagasakin e goditur nga bomba atomike

admin

Rusia emëron komandant të përgjithshëm për luftën në Ukrainë

admin