Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Rohde në një video të postuar në platformën X në Ditën e Evropës tha se pa vendet e Ballkanit Perëndimor, projekti evropian nuk është i plotë.
“Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, projekti evropian nuk është i plotë”, shkruan Rohde.
Ai tutje thotë se BE është projekti më i suksesshëm i paqes në historinë globale.
“Është një projekt i papërfunduar dhe shpresoj që shumë shpejt të ketë anëtarë të rinj dhe në mesin e këtyre shpresoj të jetë Kosova një ditë. Gjermania është duke bërë gjithçka që të mbështesë këtë proces”, thotë Rohde. /Telegrafi/
The post Rohde: Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën drejt BE-së first appeared on Radio Televizioni Iliria.