RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Slloveni, studentët zhvilluan protestë në mbështetje të Palestinës

slloveni,-studentet-zhvilluan-proteste-ne-mbeshtetje-te-palestines

Studentët e Universitetit të Lubjanës në Slloveni, mbajtën protestë në mbështetje të Palestinës, e cila është nën sulmet izraelite, raporton Anadolu.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Lubjanës u mblodhën në sallën e leksioneve në universitet.

Duke protestuar në mbështetje të Palestinës, studentët sllovenë i kërkuan universitetit të tyre të ndërpresë bashkëpunimin me Universitetin e Bar Ilan të Izraelit.

Studentët brohorisnin slogane të tilla si “Palestina do të jetë e lirë” dhe “Palestina e lirë nga lumi në det” dhe mbanin pankarta ku shkruhej “Stop gjenocidit” dhe “Sanksione kundër Izraelit”.

Related posts

Përshkallëzohen tensionet mes dy vendeve/ Filipine, thirrje për dëbimin e diplomatëve kinezë

admin

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Atiq rrëfen për atentatin ndaj tij me granatë ushtarake

admin

Presidenti kinez: Kina do të forcojë bashkëpunimin me Iranin

admin