RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomatët e Egjiptit dhe SHBA-së theksojnë “nevojën për sigurimin e armëpushimit në Gaza sa më parë”

kryediplomatet-e-egjiptit-dhe-shba-se-theksojne-“nevojen-per-sigurimin-e-armepushimit-ne-gaza-sa-me-pare”

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry, diskutoi me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, çështjen për sigurimin e armëpushimit në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Egjiptit, Shoukry zhvilloi një bisedë telefonike me Blinken disa orë pas largimit nga Kajro të delegacioneve të Hamasit dhe Izraelit të cilët biseduan për rezultatet e negociatave për armëpushim.

Në bisedë ministrat u fokusuan mbi zhvillimet për sigurinë dhe situatën humanitare në qytetin Rafah në jug të Gazës, si dhe për atmosferën e ndjeshme të negociatave të vazhdueshme në Kajro të cilat u zhvillohen për të arritur armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve.

Ndërkohë, ministrat ranë dakord që palët duhet të tregojnë fleksibilitet dhe përpjekjen e nevojshëm për të arritur armëpushim.

Gjithashtu u diskutuan edhe pasojat e marrjes nën kontroll të pikës kufitare Rafah në anën palestineze nga Izraeli dhe rreziqet që mbart vazhdimi i kësaj situate.

Shoukry dhe Blinken kanë bërë të ditur se zhvendosja me detyrim e palestinezëve është kategorikisht e papranueshme, ndërsa Shoukry ka vënë theksin mbi “nevojën për arritjen e armëpushimit sa më shpejt të jetë e mundur”.

Shoukry ka tërhequr vëmendjen për rreziqet e sulmeve të Izraelit në rajonin Rafah të Palestinës, katastrofën humanitare që ato do të shkaktojnë, si dhe për përmasat e pasojave që do të ndikojnë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Në deklaratën e ministrisë theksohet se edhe Blinken ka të njëjtin mendim me homologun e tij egjiptian për këtë çështje.

Related posts

Shefi i të drejtave i OKB-së: Mizoritë në El-Fasher të Sudanit mund të përsëriten në Kordofan

Muhamet Ramadani

Dëmtohet Kurani në Gjakovë, policia nis hetimet

RTI

Kosova mbylli dy pika kufitare me Serbinë, policia jep detaje, ja si është situata në Jarinje dhe Merdarë

admin