RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën për rivlerësimin e përpjekjes së Palestinës për anëtarësim

asambleja-e-pergjithshme-e-okb-se-miratoi-rezoluten-per-rivleresimin-e-perpjekjes-se-palestines-per-anetaresim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që bën thirrje për rivlerësimin e përpjekjes së Palestinës për anëtarësim në OKB dhe dhënien e të drejtave shtesë, raporton Anadolu.

Rezoluta, e cila në emër të Grupit Arab u drejtua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u miratua me konsensus dërrmues me 143 shtete anëtare që votuan pro, 9 kundër dhe 25 abstenime.

E bashkë-sponsorizuar nga Türkiye së bashku me afro 80 shtete anëtare, rezoluta shprehu “keqardhje dhe shqetësim të thellë” për veton e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 18 prill.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së drejtësisë dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut, rezoluta theksoi nevojën për respektimin e integritetit territorial të territoreve të pushtuara palestineze, përfshirë Kudsin Lindor.

Duke vënë në dukje se Palestina është “e kualifikuar për anëtarësim në Kombet e Bashkuara” në përputhje me Kartën e OKB-së të nenit 4, rezoluta i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të rishqyrtojë “në mënyrë të favorshme” përpjekjen e Palestinës për anëtarësim.

Duke bërë thirrje që të bëhen rregullime të caktuara për të lejuar pjesëmarrjen e Palestinës në seancat e Asamblesë së Përgjithshme, rezoluta gjithashtu i kërkon Palestinës të marrë pjesë në takimet e organizuara nga organet e OKB-së dhe konferencat e OKB-së.

Rezoluta ripohon të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje dhe shtet, si dhe thekson respektimin e ligjit ndërkombëtar, i cili është “një gur themeli i paqes dhe sigurisë në rajon”.

Rezoluta gjithashtu i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, “të marrë masat e nevojshme për të zbatuar rezolutën aktuale”.

Përpjekja e Palestinës për anëtarësim në OKB

Palestina aplikoi për anëtarësim të plotë në OKB në vitin 2011, por nuk mori mbështetjen e nevojshme nga Këshilli i Sigurimit. Në vitin 2012, Palestina mori “statusin e vëzhguesit të përhershëm” në OKB.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Palestinës në OKB, Riyad Mansour, i dërgoi një letër Guterres-it më 2 prill, duke kërkuar një rishikim të kërkesës për anëtarësim të Palestinës.

Më 3 prill, Guterres i shkroi Këshillit të Sigurimit dhe kërkoi shqyrtimin e kërkesës së Palestinës.

Më 8 prill, Këshilli ia referoi kërkesën e Palestinës “Komitetit për Pranimin e Anëtarëve të Rinj”. Pas dy takimeve, Komiteti njoftoi se nuk mund të arrinte një marrëveshje.

Më pas, Algjeria i paraqiti Këshillit më 18 prill një projekt-rezolutë për anëtarësimin e Palestinës, e cila nuk u muratua pas vetos nga SHBA.

Related posts

UNRWA paralajmëron për katastrofë në Gaza

admin

Kosovë, ushtarët turq ofrojnë ndihmë me veshje për të prekurit nga përmbytjet

admin

“Të mos gënjejmë veten, Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”-Paralajmërimi i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes: Rrezikohet e gjithë siguria jonë nëse…

admin