RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedonia e Veriut zyrtarisht me presidenten e parë femër

maqedonia-e-veriut-zyrtarisht-me-presidenten-e-pare-femer

Maqedonia e Veriut sot edhe zyrtarisht fitoi presidenten e parë, pasi fituesja e zgjedhjeve të 8 majit, Gordana Siljanovska-Davkova bëri betimin solemn në Kuvend, raporton Anadolu.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përpos deputetëve, në seancën inauguruese të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit më të lartë të gjyqësorit dhe ekzekutivit, krerët fetarë, si dhe ambasadorë të vendeve të huaja, duke përfshirë edhe ambasadorin e Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy.

“Deklaroj se detyrën e Presidentit të Maqedonisë do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi, do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe do ta mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Maqedonisë”, tha Siljanovska-Davkova, duke mos përdorur emrin kushtetues ‘Maqedonia e Veriut’.

Kjo bëri që sallën e Kuvendit ta lëshojë ambasadorja e Greqisë, Sophia Philippidou, pasi Maqedonia e Veriut dhe Greqia në qershor të vitit 2018 nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, sipas së cilës Maqedonia ndryshoi emrin në Maqedonia e Veriut, ndërsa Greqia hoqi veton për anëtarësim të vendit në NATO.

Në fjalimin e saj para të pranishmëve, Siljanovska-Davkova u shpreh se do të jetë presidente e të gjithëve, pa bërë dallime mbi asnjë bazë, ndërsa pjesë të fjalimit ua kushtoi edhe femrave, duke theksuar se do të synojë të inspirojë femrat në vendin e saj dhe në Ballkan, ku sipas saj, akoma është i pranishëm patriarkati.

Pas fjalimit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në Kabinetin e Presidentit u mbajt edhe ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës, ku gjithashtu takim dypalësh kishin presidenti i deritanishëm, Stevo Pendarovski dhe presidentja e sapozgjedhur, Siljanovska-Davkova.

Related posts

Të paktën 13 të vdekur nga vërshimet në Itali

rezart morina

Arabia Saudite nuk njeh Izraelin derisa të krijohet një shtet palestinez, Princi i kurorës: Nuk do të ndalojë punën për shtet të pavarur

admin

Ambasadorja e SHBA-së në NATO kërkon rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi

admin