RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati i BE-së dënon evakuimin e civilëve nga Rafah në “zona të pasigurta”

kryediplomati-i-be-se-denon-evakuimin-e-civileve-nga-rafah-ne-“zona-te-pasigurta”

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka dënuar praktikën e detyrimit të civilëve për t’u evakuuar nga Rafah në zona të pasigurta, duke e quajtur si “të pa tolerueshme”, transmeton Anadolu.

Në platformën sociale X, Borrell reagoi lidhur me situatën në Rripin e Gazës jugore, ku Izraeli filloi një sulm tokësor.

“Të detyrosh civilët të evakuohen nga Rafah në zona të pasigurta është e pa tolerueshme. Izraeli është i detyruar nga ligji ndërkombëtar për t’u garantuar civilëve siguri. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Izraelit që të mos vazhdojë me një operacion tokësor në Rafah. Kjo do të përkeqësonte më tej një krizë tashmë të tmerrshme humanitare”, shkroi Borrell.

Më 7 maj, ushtria izraelite nisi një sulm tokësor në Rafah, duke marrë kontrollin e anës palestineze të pikës kufitare Rafah që lidh Gazën me Egjiptin.

Related posts

Spanja kërkon armëpushim të përhershëm në Gaza

admin6

Tërmeti në Turqi, gjenden nën rrënoja trupat e familjes shqiptare

admin

Ushtarët ukrainas të kapur rob në Azovstal nxirren para gjyqit në Rusi

rezart morina