RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti thotë se shumë qytetarë serbë në Kamenicë po i përgjigjen pozitivisht regjistrimit

kurti-thote-se-shume-qytetare-serbe-ne-kamenice-po-i-pergjigjen-pozitivisht-regjistrimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se deri më tani janë regjistruar mbi 1,420,000 qytetarë rezidentë në Kosovë, ndërsa ka thënë se ka një përqindje të lartë të qytetarëve të komunitetit serb nga Kamenica që po i përgjigjen pozitivisht këtij procesi.

Kurti ka bërë thirrje që kosovarët edhe në diasporë të regjistrohen sa më shumë, pasi ky proces tashmë është në javën e fundit të implementimit.

“Mbi 1,420,000 qytetarë residentë të regjistruar deri më tani, teksa kemi hyrë në javën e fundit të procesit më të rëndësishëm për 10-vjeçarin e ardhshëm.Thirrja jonë për regjistrim vazhdon. Të gjithë ata që nuk janë regjistruar deri më tani, në Kosovë e në diasporë, ju ftoj t’i shfrytëzoni këto ditë të mbetura deri me 17 maj”, ka thënë Kurti.

Në videon e publikuar në Facebook, kryeministri njofton se sot ka qenë për vizitë në Komunën e Kamenicës me ministrin për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, prej ku ka thënë se ka një përqindje të lartë të qytetarëve të komunitetit serb që i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës për regjistrim.

“Të dhënat më të fundit na tregojnë se banorët e kësaj komune i janë përgjigjur pozitivisht dhe pa hezitim thirrjes sonë për regjistrim. Kamenica është një nga shembujt më të mirë të bashkëjetesës ndëretnike dhe integrimit të komunitetit serb në Kosovë. Kjo po vërtetohet edhe me përqindjen e lartë të qytetarëve tanë të komunitetit serb në procesin e regjistrimit të popullësisë”, ka thënë Kurti

Related posts

Republika Çeke prodhon sasi rekord të energjisë bërthamore

admin

Iran – Katër të ekzekutuar për spiunazh për Izraelin

admin

INSTAT: 1 038 lindje më shumë sesa vdekje në 3 muajt e fundit 2023

admin6