RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasada e Shqipërisë hap konkurs për mësues të gjuhës shqipe në Greqi

ambasada-e-shqiperise-hap-konkurs-per-mesues-te-gjuhes-shqipe-ne-greqi

Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka çelur procesin e mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit, “Mësues për Greqinë”.

Kryeministri Edi Rama ndau njoftimin në një postim në rrjetet sociale, një ditë pas vizitës së tij në Athinë, Greqi, ku u takua me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj.

“Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë”, theksohet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë.

Ambasada u bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licensuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licensës së mësuesit.

Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit janë të mirëpritur të aplikojnë.

Ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit.

Aplikimet janë të hapura deri në 30 qershor 2024.

Related posts

Shefi i OKB-së ripohon mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete në takimin me presidentin izraelit

admin

Ambasadori i Turqisë për situatën në veri: Vetëm një zgjidhje diplomatike do të siguronte stabilitet të qëndrueshëm

rezart morina

Parlamenti hungarez miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO

admin6