RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, një oficer ushtarak jep dorëheqje si protestë ndaj mbështetjes për Izraelin

shba,-nje-oficer-ushtarak-jep-doreheqje-si-proteste-ndaj-mbeshtetjes-per-izraelin

Një oficer i ushtrisë amerikane njoftoi se ka dhënë dorëheqje në shenjë proteste për mbështetjen e SHBA-së për luftën e Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.

Harrison Mann, një oficer i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, tha në letrën e tij të dorëheqjes që ai publikoi në LinkedIn se “mbështetja pothuajse e pakualifikuar” e SHBA-së për Izraelin “mundësoi dhe fuqizoi vrasjen dhe vdekjen nga uria të dhjetëra mijëra palestinezëve të pafajshëm”.

Duke thënë se puna e tij “kontribuoi pa dyshim në atë mbështetje”, Mann tha: “Kjo më ka shkaktuar turp dhe faj të jashtëzakonshëm. Kjo mbështetje e pakushtëzuar gjithashtu inkurajon përshkallëzimin e pamatur që rrezikon një luftë më të gjerë”.

Muajin e kaluar, Hala Rharrit, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, dha dorëheqje në shenjë proteste ndaj politikës së administratës amerikane në Rripin e Gazës.

Sipas faqes së saj në LinkedIn, Rharrit ka punuar në role të ndryshme në Departamentin e Shtetit që nga viti 2005 dhe ishte zëdhënëse për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut që nga gushti 2022.

Ajo është zyrtarja e tretë e Departamentit të Shtetit që ka dhënë dorëheqje publike që nga 7 tetori, pas Annelle Sheline, një oficere e marrëdhënieve të jashtme në Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës, e cila njoftoi dorëheqjen e saj muajin e kaluar dhe Josh Paul, ish-drejtor i Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, i cili shpalli publikisht dorëheqjen e tij më 19 tetor.

Izraeli ka vrarë të paktën 35.173 palestinezë në Gaza, si hakmarrje për një inkursion ndërkufitar të 7 tetorit nga Hamasi, në të cilin sipas Tel Avivit u vranë rreth 1.200 njerëz.

Rreth 85 për qind e 2,3 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur brenda enklavës, ku ka mungesë të gjerë të ushqimit, ujit dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar tha se “besohet” se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, si dhe urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e tilla dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Ushtria izraelite njofton se do të godasë një urë tjetër në jug të Libanit

admin

1.500 fluturime të anuluara në SHBA për shkak të stuhive të forta dimërore

RTI

Turqia synon t’i bashkohet Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

admin