RTV AHIRETI
Lajme

Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Kurtit, thumbon edhe PDK-në

abdixhiku-kerkon-doreheqjen-e-kurtit,-thumbon-edhe-pdk-ne

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe pastaj të bëhet shpërbërja e Kuvendit.

Abdixhiku ka thënë se Kurti po tenton ta instrumentalizojë opozitën si shpëtim nga dështimi dhe se për këtë sipas tij, ai tashmë ka gjetur aleatin.

Por, kreu i LDK-së ka theksuar se këtë instrumentalizim partia e tij nuk e pranon.

“Pas tre vjet e gjysmë populizëm dhe pa ndonjë progres thelbësor, pas tre vjet e gjysmë polarizimi, ndarjeje shoqërore e nxitje të propagandës pa asnjë konsideratë njerëzore e politike, Kryeministri i Kosovës ka zgjedhur instrumentalizimin e opozitës si shpëtim individual nga dështimi i madh. Fatkeqësisht, në këtë instrumentalizim, ka gjetur aleatin. LDK-ja nuk e pranon këtë instrumentalizim në asnjë rrethanë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

The post Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Kurtit, thumbon edhe PDK-në first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Vuçiç mohon se ka raporte të ngushta me Putinin

admin

Çfarë rëndësie ka njohja e shtetit palestinez nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia? Ja implikimet që sjell dhe si do të reagojë Izraeli

admin

Në mungesë kuorumi dështon formimi i Komisionit Hetimor për Kontratat njëburimore

RTI