RTV AHIRETI
Lajme

Krasniqi rreth kushtëzimit për Asociacionin: Sinjal i keq për komunitetet jo shumicë

krasniqi-rreth-kushtezimit-per-asociacionin:-sinjal-i-keq-per-komunitetet-jo-shumice

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka thënë se nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës përfitojnë veçanërisht komunitetet jo shumicë.

Sipas tij kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë nga lidershipi aktual i Evropës me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është sinjal shumë i keq për komunitetet jo shumicë në Kosovë.

“Së pari, Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës. Me Kushtetutë, serbët e Kosovës e kanë të drejtën dhe lirinë e asociimit si çdo komunitet tjetër. Së dyti, me këtë kushtëzim, krerët e disa prej shteteve evropiane fatkeqësisht po tregojnë se nuk u intereson edhe aq fuqizimi i komuniteteve tjera joshumicë në Kosovë, si rom, ashkali, egjptian, turk, goran e të tjerë, të cilët më së shumti do të përfitonin nga mekanizmat e Këshillit të Evropës”, ka shkruar ministri Elbert Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij së treti, prioritizimi dhe insistimi në mekanizma e entitete një etnike rrezikon që në Kosovë të krijohet një superkomunitet joshumicë, duke e shthurur kështu harmoninë kushtetuese që ekziston ndërmjet komuniteteve joshumicë.

Si qytetar i kësaj Republike e së dyti si egjiptian në Kosovë, ministri Elbert Krasniqi tha se kjo e shqetëson jashtëzakonisht shumë.

The post Krasniqi rreth kushtëzimit për Asociacionin: Sinjal i keq për komunitetet jo shumicë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

SHBA, sanksione të reja ndaj kompanive dhe elitës ruse për luftën në Ukrainë

admin

Mjekë të huaj punojnë në Kosovë pa licenca

rezart morina

FSK-ja stërvitet me ushtrinë shqiptare për garën më të madhe të ushtrive të botës që do të mbahet në Britani

rezart morina