RTV AHIRETI
Lajme

Mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës me molotov dhe përplasje me policinë

mbyllet-protesta-e-opozites-para-bashkise-se-tiranes-me-molotov-dhe-perplasje-me-policine

Ka marrë fund dhe protesta e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe Rithemelimit përpara bashkisë së Tiranë.

Në një skenar të përsëritur edhe në protestat e radhës, edhe këtë herë mbështetësit e opozitës për dy orë me radhë u përplasën me punonjësit e policisë dhe hodhën molotovë, vezë e mollë në drejtim të godinës së Bashkisë.

Teksa, kërkohej sërish dorëheqja e Erion Veliajt për çështjen 5D dhe inceneratorët, e vetmja arritje e protestuesve dhe organizatorëve ishte heqja e një pjese të gardhit metalik të vendosur para rreshtit të efektivëve, ndërkohë që Belind Këlliçi i vendosi në mënyrë simbolike prangat një mbështetësi të tij, të maskuar si kryebashkiaku.

“Kjo do jetë pamja e Erion Veliajt shumë shpejt, ta dini”, tha Këlliçi mes protestuesve.

Sipas Këlliçit, Veliaj duhet të shkojë përpara drejtësisë për vjedhjen e miliona eurove nga buxheti i shtetit.

Policia e Shtetit edhe këtë herë kishte marrë masa të përforcuara sigurie për mbarëvajtjen e protestës. Qarkullimi i mjeteve u bllokua për disa orë në rrugët e qendrës, teksa pati dhe thirrje drejtuar pjesëmarrësve të tregojnë qetësi. /Telegrafi/

The post Mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës me molotov dhe përplasje me policinë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

SHBA-ja dhe Bosnje-Hercegovina rrisin bashkëpunimin në mbrojtje

admin

Nënpresidenti i Malavit humb jetën në aksident avioni së bashku me 9 të tjerë

RTI

OKB-ja për aneksim të rajoneve ukrainase: Përshkallëzim i rrezikshëm – VIDEO

admin