RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë në mungesë kundër tre personave për krime lufte kundër popullatës civile

aktakuze-ne-mungese-kunder-tre-personave-per-krime-lufte-kunder-popullates-civile

Prokuroria Speciale, ka ngritur sot aktakuzë në mungesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tre të pandehurve të nacionalitetit serb, me inicialet L.Č., P.B dhe M.I.
Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri L.Č., në cilësi të personit zyrtar-Drejtor i burgut të Qarkut në Prishtinë, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të këtyre burgjeve, në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘’Krime Lufte Kundër Popullatës Civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, e inkriminuar tani sipas nenit 144, 145, 146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit P.B dhe M.I., në cilësinë e personave zyrtar-gardian të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të këtyre burgjeve, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Krime Lufte Kundër Popullatës Civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, e inkriminuar tani sipas nenit 144, 145, 146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Related posts

Mijëra palestinezë që punojnë në Izrael dalin në grevë, nuk duan t’i kalojnë pagat në banka

admin

Shpëtohen 60 emigrantë sirianë në Qipro, kishin humbur në det për gjashtë ditë

admin6

Familja e Faton Hajrizit autorizon avokatin Koci për tërheqjen e trupit nga Serbia

RTI