RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vrasje e dyfishtë në Shkup, prokuroria filloi hetimet

vrasje-e-dyfishte-ne-shkup,-prokuroria-filloi-hetimet

Nga vendi i ngjarjes së vrasjes së dyfishtë në Stajkovc të Shkupit janë siguruar gjurmët të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës dhe sipas urdhrit të prokurorit publik trupat e të ndjerit do të dorëzohen për obduksion, kumtojnë nga Prokuroria publike.

“Arsyet po përcaktohen. Autori është identifikuar dhe siguruar. Ai ndodhet në spital me plagë”.

“Në vend janë siguruar gjurmë të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat e të vdekurve do të dërgohen për autopsi”, thonë nga Prokuroria.

Vrasje e dyfishtë në Shkup, një burrë ka vrarë vëllanë dhe kunatën

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Stajkovcë të Shkupit.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, një i moshuar ka vrarë vëllanë dhe kunatën dhe më pas ka goditur veten me thikë.
Ai aktualisht ndodhet në spitalin “Sveti Naum Ohridski”, konfirmojnë jozyrtarisht nga SPB Shkup.
Priten informacione zyrtare nga MPB.

Related posts

Nafta në Kosovë lirohet në 1.79 cent

admin

Kina pezullon disa tarifa mbi importet amerikane

Muhamet Ramadani

Një tjetër fëmijë vd’es nga ur’ia në Ga’za

Muhamet Ramadani