RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Migracioni i paligjshëm/ Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë të përbashkët bashkëpunimi

migracioni-i-paligjshem/-shqiperia,-mbreteria-e-bashkuar-dhe-kosova-nenshkruajne-deklarate-te-perbashket-bashkepunimi

Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm.

Deklaratën e përbashkët e kanë firmosur ministrat e Brendshëm të tre shteteve, këtë të martë në Tiranë.

Kosova i bashkohet Task Forcës së Përbashkët të Migracionit për të ofruar një reagim të përbashkët të zbatimit të ligjit ndaj migrimit të paligjshëm.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ndarë në rrjetet sociale edhe momentin e nënshkrimit të deklaratës.

“Firmosja e Deklaratës së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në postimi në Facebook./abcnews

Related posts

Nis hetimi për incidentin në minierën e Trepçës, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Hevzi

Iz’raeli vr’et 66 pa’lestinezë të tjerë në Ga’za, rritet në mbi 39.300 shifra e përgjithshme

Muhamet Ramadani

Izraeli kryen sulme të reja ajrore ndaj Teheranit

RTI