RTV AHIRETI
Lajme

Hapet në Kosovë Panairi Ndërkombëtar “EXPOKOS”

hapet-ne-kosove-panairi-nderkombetar-“expokos”

Është hapur në Prishtinë edicioni i 23-të i Panairit Ndërkombëtar “EXPOKOS”.

Ky panair i cili për 23 vjet nxit rritjen dhe inovacionin në sektorët e ndërtimit, energjisë, makinerisë, mbrojtjes e sigurisë, promovon bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mori pjesë në hapjen e panairit, tha se panairët si ky janë të rëndësishëm për të njohur inovacionet në biznes, për krijimin e lidhjeve të reja dhe ndërtimin e partneriteteve afariste.

Kurti tha se në vitin 2023, industria e lehtë e përpunimit, përfshirë eksportin në pajisje elektrike, plastikë, dru dhe metal, ka përbërë mbi 43 për qind të eksporteve totale të Kosovës.

Sipas Kurtit, industria e përpunimit të drurit dhe metalit ofron mundësi premtuese për investime falë burimeve të pasura vendore dhe përvojës së konsoliduar të industrisë në Kosovë.

Organizatori i panairit, Bekim Xhafa, tha se viteve të kaluara “EXPOKOS” ka qenë me përbërje me rreth 70 për qind kompani tregtare dhe pjesa tjetër me kompani prodhuese, ndërsa tani janë rreth 70 për qind kompani prodhuese dhe pjesa tjetër tregtare.

Panairi “EXPOKOS” shërben si gur themeli i promovimit dhe zhvillimit ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Fokusi i këtij edicioni vazhdon të jetë promovimi i kompanive vendore, duke ju mundësuar krijimin e bashkëpunimeve të reja në panairin që gëzon besueshmërinë dhe reputacion në tregjet evropiane dhe më gjerë.

The post Hapet në Kosovë Panairi Ndërkombëtar “EXPOKOS” first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Tërmet në Bosnjë-Hercegovinë

admin

Shefi i inteligjencës iz’raelite udhëton në Kajro për shkëmbimin e të burgosurve

admin

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: Nëse doni të integroheni, normalizoni raportet me Kosovën

admin