RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti në Kotorr, takohet me përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së

kurti-ne-kotorr,-takohet-me-perfaqesues-te-shba-se-dhe-be-se

Kryeministri Albin Kurti, përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili do të zhvillohet në Kotorr të Malit të Zi.

Në një deklaratë të publikuar në platformën “X”, Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim do të diskutohet për Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, si dhe për çështjet rajonale të rëndësishme.

Gjithashtu, ai ka theksuar se do të kthehet edhe te gjendja e zbatimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit.

“Unë jam në Kotorr të Malit të Zi, për takimin e 3-të këtë vit të BB6 mbi Planin e Rritjes së BE-së së bashku me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Ne do të diskutojmë përparimin tonë në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve që kemi arritur në Procesin e Berlinit”, ka shkruar Kurti në X.

Në fotografitë e publikuara, duket se po merr pjesë edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, si dhe liderë të tjerë nga rajoni. Ky pjesëmarrje e Kryeministrit Kurti në këtë samit tregon përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim rajonal dhe integrime evropiane.

Related posts

Më 16 prill Asambleja Parlamentare diskuton anëtarësimin e Kosovës në KiE

admin6

Kërcënimet nga Irani dhe aleatët e tij, SHBA do të dërgojë më shumë luftanije e avionë luftarakë në Lindjen e Mesme! Tensionet në rajon janë shumë të larta

admin

Nga Scholz te zëdhënësi i Kremlinit, reagime në gjithë botën pas tërheqjes së presidentit Joe Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë

admin