RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan përcjell ngushëllimet për aksidentin e presidentit Iranian

erdogan-percjell-ngushellimet-per-aksidentin-e-presidentit-iranian

Presidenti turk Erdoğan u shpreh se po e ndjek nga afër incidentin dhe se është i gatshëm të ofrojë çdo mbështetje të nevojshme.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan përmes një shkrimi në rrjetin e tij social X ka përcjellë ngushëllimet e tij dhe të kombit turk për aksidentin me helikopter të presidentit të Iranit së bashku me delegacionin e tij.

“Jemi thellësisht të trishtuar që Presidenti i Iranit, miku im Ibrahim Reisi, dhe delegacioni i tij pësuan një aksident me helikopter”, shkruan presidenti turk.

Ai tha se Republika e Turqisë është në kontakt dhe koordinim të plotë me autoritetet iraniane, duke e ndjekur nga afër incidentin, dhe se janë të gatshëm të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme.

Ai e përfundoi shkrimin e tij duke duke përcjellë ngushëllimet për fqinjin turk, popullin dhe qeverinë iraniane dhe tha se shpresonte të merrte lajme të mira nga presidenti iranian dhe delegacioni i tij sa më shpejt. /trt

Related posts

Sulmi i Izraelit ndaj ambasadës, komandanti i lartë ushtarak i Iranit premton hakmarrje

admin

Visar Korenica mysafir në Kuvendin e Turqisë

admin

Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se strehimoret e Gazës janë të mbipopulluara mes sulmeve izraelite

admin6