RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Katari ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm i Kosovës

osmani:-katari-ka-qene-nje-mbeshtetes-i-vazhdueshem-i-kosoves

Presidentja Osmani priti në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.

“Katari ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm i Kosovës, ndaj Presidentja Osmani e ka falënderuar ministren Al- Misnad, si dhe lidershipin e Katarit në krye me Emirin Tamim bin Hamad bin Khalifa Al Thani”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vlerëson thellësisht mbështetjen e vazhdueshme të Katarit, veçanërisht në ndihmën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por edhe për ofrimin e ndihmave humanitare gjatë dhe pas luftës.

Më tej, Presidentja Osmani ka nënvizuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të raporteve me Katarin dhe në këtë kontekst ka përmendur fushën e mirëqenies sociale, mbështetjen për invalidët e luftës, sektorin e shëndetësisë, turizmin si dhe projekte të tjera investuese.

“Në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve mbështetëse të familjes, duke përfshirë programet e fokusuara në mirëqenien e fëmijëve dhe grave”, thuhet në njoftim.

Të dy bashkëbisedueset shtruan nevojën për thellimin e bashkëpunimit dhe eksplorimit të nismave të përbashkëta nga të cilat do të përfitojnë të dy shtetet.

Related posts

Analiza e REL: Degradim i skajshëm politik, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

admin

VIDEOLAJM- Vjosa Osmani ‘kokë më kokë’ me Donald Trump, presidentja e Kosovës në themelimin e Bordit të Paqes, firmos marrëveshjen

admin

Kërkon të minojë unitetin e aleancës/ Rusia rrit “fushatën hibride” kundër NATO-s, pritet të bllokojë radarët në Evropë

admin