RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pretendohet se Izraeli kreu sulm ajror në Siri

pretendohet-se-izraeli-kreu-sulm-ajror-ne-siri

Pretendohet se Izraeli kreu sulm ajror në disa pika ushtarake në provincën Homs të Sirisë, transmeton Anadolu.

Llogaritë e mediave sociale pranë administratës siriane pretendojnë se avionët izraelitë shënjestruan disa pika ushtarake në rrethin Qusayr të Homsit, pranë kufirit me Libanin.

Anëtarët e Hezbollahut, të cilët janë në radhët e ushtrisë së regjimit të Bashar al-Asadit, janë shumë të pranishëm në Qusayr.

Izraeli dhe administrata siriane nuk kanë dhënë ende deklaratë lidhur me sulmin.

Izraeli ka kryer sulme të herëpashershme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane në Siri që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011.

Related posts

Sekretari britanik i jashtëm shpreh optimizëm për marrëveshjen e mundshme të Ga’zës

admin6

OKB-ja pezullon shërbimet në kampin më të madh të refugjatëve palestinezë në Liban

admin

Kurteshi: Ka qindra dëshmi që vërtetojnë se Astrit Dehari është vrarë

rezart morina