Presidenti i Republikës, Bajram Begaj duket se zhgënjeu shqiptarët me sjelljen e tij institucionale gjatë vitit të kaluar, pasi një pjesë e qytetarëve patën shprehur besim kur ai mori detyrën në vitin 2022, i zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga votat e Partisë Socialiste.
Një vrojtim i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim zbulon se besimi i shqiptarëve te institucioni i presidentit ra nga 41 në 35 për qind, gjë që ka gjasa është rrjedhojë e qëndrimit akomodues të presidentit me maxhorancën që e zgjodhi atë. Besimi i shqiptarëve te Begaj është gjithsesi dukshëm më i lartë nga sa ata kishin te presidenti i mëparshëm Ilir Meta, i cili, në fund të mandatit të tij, pëlqehej nga vetëm 24 për qind e qytetarëve të anketuar.
The post Besimi tek institucionet politike pëson sërish rënie në Shqipëri first appeared on Radio Televizioni Iliria.