RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

vazhdon-procesi-gjyqesor-ndaj-ish-krereve-te-uck-se

Në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe sot do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Seanca e sotme do të fillojë në ora 09:00 dhe parashihet të zgjasë mbi 7 orë, raporton Indeksonline.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojë dëshmitari i 64-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar Johan Fritsch, i cili ka filluar dëshmonë të martën në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Pyetjet për atë i ka filluar përfaqësuesja e ZPS-së, prokurorja Vega Iodice.

Dëshmitari ka theksuar dje se pjesët e ditarit të tij i kishte shkruar çdo mbrëmje dhe ishin të vërteta ato se çfarë përmbante ai.

Dëshmitarit iu prezantuan disa fotografi që sipas dëshmitarit paraqiteshin lëndimet e personave që ishin gjetur si të ndaluar në godinën e MUP-it e cila ishte nën zotërimin e UÇK-së, disa ishin nga ndërhyrjet në ndërtesën e MUP-it ku ishe gjetur edhe personi i vdekur.

Procesi gjyqësor do të vijojë edhe në dy ditët e ardhshme, teksa javën që vjen do të ketë po ashtu seanca të radhës.

Pasditen e djeshme u raportua se pritet të shkurtohet lista e dëshmitarëve të Prokurorisë në rastin që e quajnë “Thaçi dhe të tjerët”.

Hektor Beqiri që njihet për mbështetjen e ish-drejtuesve të UÇK-së ka përcjell nga afër seancën e sotme ku, sipas tij, është vendosur për largimin e disa dëshmitarëve nga ana e Prokurorisë dhe pranimin e disa deklaratave vetëm me shkrim.

Related posts

Simbole të Wagner-it shihen në protestën e djathtistëve në Beograd

admin

Petkoviq mundohet ta sulmojë Kurtin pasi ky s’u ftua nga SHBA në takim për Asociacionin

admin

Mbi 449 milion fëmijë në mbarë botën jetojnë në zona të konfliktit të dhunshëm

admin